Southamptoni ka gati ofertën rekord të klubit për transferimin e Armando Brojës

Klubi anglez, Southampton është gati të thyejë rekordin e transferimeve të klubit për Armando Brojën, i cili është i huazuar nga Chelsea.

Broja është në huazim këtë sezon nga Chelsea te Southampton, por pas paraqitjeve brilante deri tani, klubi nga St’ Marys dëshiron të blejë kartonin e shqiptarit.

Sipas gazetarit të njohur, Southampton do ta thyejë rekordin e transferimeve të klubit nëse arrin të transferojnë Brojën.

“Shenjtorët” pritet të nisin një ofertë rekord prej 25 milionë funtesh apo 30 milionë euro për sulmuesin shqiptar.

Propozimi i Southamptonit për Blutë thuhet se do të dorëzohet së shpejti dhe vendimi i përket pastaj klubit nga Stamford Bridge.

Megjithatë, transferimi i djaloshit shqiptar nuk do të jetë i lehtë, pasi shumë klube angleze janë vënë pas tij.

Ndryshe, sulmuesi 20-vjeçar ka zhvilluar 21 ndeshje deri tani duke shënuar shtatë gola dhe një asistim, ku pesë nga to vijnë nga Liga Premier.

Blerja më e shtrenjtë në histori të Southampton është Danny Ings për 22.6 milionë funte apo 27 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Jannik Vestergaard dhe Sadio Mane. 

Go to TOP