Sot dy ndeshje interesante në futboll, vëmendja në “Zahir Pajaziti”
Java e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera shumë interesante.
Pa dyshim, vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, atje ku Llapi do ta presë Prishtinën.
Llapi aktualisht është në krizë të rezultateve dhe gjendet vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, Prishtina është dy pikë larg vendit të parë.
Dueli tjetër luhet mes Ferizajt dhe Dritës.
Skuadra gjilanase është e dyta me 22 pikë, aq sa kanë edhe Ballkani e Malisheva, por Drita është me një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, Ferizaj është i parafundit me 14 pikë të grumbulluara.