Sonte na pret “El Clasico” e parë në Copa del Rey
Sonte do të zhvillohet El Clasico e parë në Copa del Rey.
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen ndërmjet vete në stadiumin “Santiago Bernabeu” sonte në ora 21:00.
Real Madrid në ndeshjen e kaluar, arritën ta mposhtin Atletico Madridin në çerekfinale me rezultat 3-1 duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultat minimal 1-0.
Vlen të ceket se “Los Blancos” nuk e kanë fituar këtë trofe që nga sezoni 2014/14.
Ndërsa katalunasit e kanë fituar në sezonin 2020/21.
Ky El Clasico do të jetë i 252-ti që këto dy super skuadra spanjolle ballafaqohen ndërmjet vete.
Më 19 mars, do të përballen përsëri ndërmjet vete në kuadër të La Ligës.
