Kosova.info

Sonda e NASA-s ndryshoi drejtimin e asteroidit Dimorphos

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroidi, ka rezultuar i suksesshëm.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se shkëmbit hapësinor, 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, i është devijuar rruga kur është goditur nga sonda Dart muajin e kaluar.

Ata kanë ardhur në këtë përfundim pasi kanë kryer matje të shumta në Hapësirë me ndihmën e teleskopëve në Tokë.

Ky mision është kryer për të testuar strategjinë potenciale për të mbrojtur planetin Tokë nga objektet që e kërcënojnë atë.

Sonda Dart ka dëshmuar se një plan i tillë mund të funksionojë, nëse realizohet në kohë dhe nëse shënjestra nuk është jashtëzakonisht e madhe.

“Misioni tregon që NASA është duke tentuar që të jetë e përgatitur për çfarëdo objekti që e nis Universi drejt nesh”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.

“Besoj se NASA e ka dëshmuar se është mbrojtëse serioze e planetit”, u ka thënë ai gazetarëve.

Eksperimenti ka ndodhur rreth 11 milionë kilometra larg Tokës.

Sonda Dart, me peshë prej 750 kilogramëve, e ka shkatërruar veten duke u përplasur me qëllim në shkëmbin Dimorphos.

Ky shkëmb rrotullohet afër një objekti shumë më të madh, Didymos, i cili është 780 metra i gjerë.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort