S’merret kush me problemet e qytetarëve në Prishtinë, kabllo i prek thuajse në kokë derisa ecin

Përpos rreziqeve të tjera me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, një problem mjaftë të shpeshtë e kanë qytetarët e Prishtinës.

Problemi në fjalë ka të bëjë pikërisht me kabllot të cilat në shumë raste “zvarriten” thuajse në trupin e tyre gjatë ecjes.

Ngjashëm situata është edhe me një kabllo në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Një kabllo është tejet poshtë, e padyshim se e njëjta mund të shkaktojë ndonjë lëndim tek qytetarët të cilët kalojnë në këtë anë e që janë në numër të madh.

E në këto ditë të ftohta askush nuk është përkujdesur që të dalë e ta rregullojë problemin në fjalë, kësisoj kabllo po vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë prej kohësh.

Go to TOP