‘Sky Sports News’: Messi qëndron te PSG

Gjithçka është e qartë sa i përket të ardhmes së Lionel Messi te Paris Saint-Germain.

‘Sky Sports News’ bën të ditur se Lionel Messi pritet të qëndrojë te PSG për së paku edhe një sezon.

Argjentinasi pati telashe të plotësonte pritshmëritë në sezonin e parë në Ligue 1 dhe kjo rriti thashethemet për një largim të parakohshëm.

Gjithsesi, ai duket se do të qëndrojë dhe do të tentojë përsëri për një sukses në Evropë, me skuadrën e PSG.

Në anën tjetër, PSG mund ta lirojë Neymar nëse një ofertë solide arrin për të në zyrat e parisienëve.

Go to TOP