Skandaloze/ “Mashtrimi” apo mos koordinim me çmime ne Burger King Kosova

Brendi i njohur amerikan, BURGER KING i cili operon edhe në Kosovë, tani ka befasuar me ofertat te cilat nuk dukën se janë te koordinuara mire, ose edhe mund te jete një “mashtrim” me çmimet te cilat lexuesit tanë i kane dërguar ne redaksinë e kosova.info

Oferta apo mashtrim, si mund ti thuash një skandali ne Burger King, ofertat janë te shumta, por duhet te keni kujdes kur i paguani ato, sepse mund te ndryshoje gjithçka kur te shtypet kuptoni fiskal dhe çmimi mund te ndryshoj nga ajo qe ju e shini ne ofertat Burger King.

Oferta është 4 Chicken Nuggets vetëm një (1) euro, mund te porositesh dhe te paguash një(1) euro, por nëse kësaj sasie ja shtone vetëm dy (2) Chicken Nuggets me shume,  atëherë duhet te paguash 2.49 euro, dhe çmimi është 1.49 euro me i shtrenjte, por për çudi, nëse i shton dhe dy Chicken Nuggets dhe i bene porosinë për tetë(8) Chicken Nuggets çmimi është 2 euro.

Lidhje me ketë , kosova info ka kontaktuar edhe Burger King Kosova, te cilët nuk janë përgjigjur pyetjeve tona./Kosova.info

Go to TOP