Skandaloze/ Ashensori i kompanisë HYMERI- KLEEMAN, bie nga kati 7 në “Tophane”, lëndohet një grua

Ankesa të shumta dhe probleme me ashensorin kishte që nga dita kur ai është montuar në një objekt në lagjen “Tophane”, por ato nuk u eliminuan asnjëherë, edhe pse banorët e kishin zgjedhur kompaninë e cila thuhet të jetë më serioze në treg, por nuk doli ashtu.

Banorët e këti objekti thonë se kjo është kompania që po na rrezikon jetën. Nuk është hera e parë, ashensori në Objektin T-13, në lagjen Tophane shpeshherë kishte pas probleme, ai shumë herë ishte bllokuar dhe kishte rënë nga kati në kat, por rasti i fundit sipas dëshmitares dhe banorëve që ishin aty, ishte i tmerrshëm, kur ashensori me një shpejtësi marramendëse niset nga kati i shtatë dhe bie në katin përdhes, ku personi që ishte në te, kishte pësuar lëndime.

Banori F.F. për Kosova Info ka thënë se, fillimisht ashensori nuk është montuar në kohë, por me një vit vonesë, pastaj kanë filluar probleme të ndryshme, edhe pse kemi paguar shuma të majme, ashensori asnjëherë nuk ishte në rregull, shumica e banorëve nuk e përdorin për shkak të frikës se ai mund të bie prapë, pastaj ai nuk ka punuar me javë të tera, e kompania asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht këtë problem, para disa dite ka rënë me nga kati 6 në katin e 3 ku në kabinë ishte një grua me dy fëmijë, tash ndodhi ku ra nga kati 7 në katin përdhes, e për fatin e mirë nuk ka përfundua me fatalitet, por vetëm me lëndime.

“Ne kemi thirr edhe ndihmën e shpejt. Rasti i fundit na ka tronditur gjithë banorët, ndërsa ashensori vazhdon të punoj dhe nuk e di sa çfarë sigurie kemi në këtë ashensor. Ata na kanë thënë se u rregullua shpesh herë, por pas një kohe prapë ka ra ashensori, kompania “HYMERI-KLEMAN” nuk ju ka përmbajtur kontratës.”

Kosova info në lidhje me këtë e ka kontaktuar edhe kompaninë “HYMERI-KLEMAN”, e cila ka thënë: “Ju njoftojmë se ashensori është i inspektuar dhe certifikuar nga trupat e autorizuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Nga komisioni ynë i brendshëm si dhe nga kjo trupë certifikuese, është vërtetuar që ashensori i ka të gjitha pajisjet e sigurisë, të cilat nuk lejojnë rënien e lirë të ashensorit.”

Por ndryshe e thotë banorja e cila ishte brenda në kabinën e ashensorit . Ajo për Kosova.info thotë: “Unë hypa në ashensor në katin përdhes për në katin e shtatë, pasi ashensori erdhi në katin e shtatë, ai filloi të bie me një shpejtësi të madhe dhe ra ne katin përdhes për pak sekonda, dhe është ndal në vend, në atë moment jam bllokuar komplet nga mjedisi nga shpejtësia dhe mënyra si u ndal, jam e tmerruar.

Nuk e di si kam dal nga ashensori, dhe në atë moment ka ardhur një banore e cila ishte aty afër. Më ka marrë dhe me ka ulur te shkallët. Jam e lënduar në unaza dhe jam e traumatizuar nga ajo që më ka ndodhur, thotë L.M. për Kosova.info. E njëjta thotë se në atë moment i kanë thirrur edhe kompaninë në telefon, por nuk janë lajmëruar.

Edhe dëshmitarja e cila ishte në vendin e ngjarjes, thotë: “Jemi tmerruar nga ajo që kemi parë, është e vërtet që kur e kemi parë kosjhiken ishte në gjendje të rend psikologjike dhe e bllokuar nuk mund të lëvizte. Pasi që ishte lënduar, e kemi marr e kemi ulur në kafe tek hyrja dhe jemi munduar ta ndihmojmë atë, kjo është katastrofë”, thotë njëra nga dëshmitaret.

Por kompania “HYMERI-KLEMAN” thotë se: “Raste të tilla nuk janë raportuar në të kaluarën tek ky ashensor. Tek ky ashensor ka qenë një problem tjetër, Kabllo kryesor i furnizimit që vjen nga poshtë (tek orët e rrymës), më saktë teli i zeros ka qenë i liruar paksa, gjë që na ka shkaktuar probleme dhe djegie të disa pajisjeve në ashensor.

Ky problem është rregulluar”, Ndërsa përmes telefonit e thotë të kundërtën e asaj që e dërgojnë me shkrim: “Ne jemi në dijeni se ashensori ka ra nga kati i shtatë dhe një person është lënduar, por jemi duke punuar që të rregullohet ky problem”.

Por nga këshilli banesor e thonë të kundërtën, se kompania është njoftuar çdo herë për këtë problem, por që asnjëherë nuk është rregulluar.

Kosova Info ka pyetur se pse ka ndodh ky rast, dhe si ka mundësi të vije deri te kjo, ku ashensori fillon dhe bije me një shpejtësi te madhe siç ka ndodhur shumë herë në ketë objekt? Ata thonë se “Ashensori mund të ketë ndonjë problem teknik, për shkak të të cilit mund të ndalet, por sigurinë e ka maksimale.

Është ashensor i certifikuar për siguri të udhëtarëve. Ata gjithashtu thonë se: “Ne si kompani kemi pranuar lëvdata nga Këshilli i hyrjes në fjalë për punën profesionale që e kemi bërë në këtë ashensor”.

Por banorët dhe disa nga anëtarët e këshillit thonë se kjo është tallje me ne, pasi qe nuk kemi bërë asnjëherë lavde në adresë të kësaj kompanie e cila nuk arriti t’i rregulloj asnjëherë problemet të cilat janë në ashensorin e hyrjes, e lidhje me këtë jo që nuk kemi bërë lavde për punën profesionale, por jemi duke përgatitur padi për një kompani të papërgjegjshme siç është “HYMERI-KLEMAN”.

Kosova Info për gjitha këto posedon edhe video/dëshmi në lidhje me këtë rast, por për shkak të privatësisë ato nuk i kemi publikuar. Në ditët në vazhdim do të publikohen edhe vido/dëshmia e personit qe ishte brenda në kabinë dhe pësoi lëndime nga rënia e liftit nga kati i shtatë. /Kosova.info/


Go to TOP