Situata në Veri/ Sadiku: Kryeministri na ka kërkuar të jemi të qetë por po ndjehen ethet në Mitrovicë
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, duket se kanë filluar të ndjehen frikërat e para tek qytetarët dhe jo vetëm.
Skënder Sadiku nga Mitrovica, asamblistë, ndër të tjera, ai u shpreh se situata është premtuar se do të mbahet nën kontroll por kanë filluar të ndjehen pasojat e para të dorëheqjes së serbëve në institucione, veprim ky që përveç se ka nxitur frikë tek qytetarët ka vështirësuar edhe rutinën e tyre me institucionet.
“Qytetarët e Mitrovicës akoma kanë qetësinë e tyre. Nuk i ka hije politikës të bëjë gjëra jo të hijshme mirëpo brengos fakti se në pushtete të ndara, pushteti për siguri kanë filluar të tërhiqen dhe kjo ngadalë po afekton në jetën e përditshme. Ishin në takim të gjithë përfaqësuesit e komunave veriore nga kryeministri na u tha që ka paraysh situatën dhe kërkoi të jemi të qetë dhe të menaxhojme situatën. Në jetën e përditshme të qytetarëve kanë filluar paska problemet. Shpresoj që dhe këto halle ne do t’i përcjellim në nivelin shtetëror që dhe qytetarët të vazhdojnë normalisht kryerjen e procedurave nëpër institucione. Vetëdija qytetare është më e ngritur se ajo e politikanëve. Komuna e Mitrovicës veriore është duke kaluar ethet e para të shtet-formimit të komunës por shpresoj qe të dalim më të fortë nga kjo”, u shpreh Sadiku.deratoren Armela Ferko.

