Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës i dërgojnë letër kryeministrit Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës i kanë dërguar letër kryeministrit Kurti , dhe ministrit te brendshëm Xhelal Sveçla në të cilën i kanë paraqitur disa kërkesa.

Zhvillimet e fundit sipas tyre, lidhen me ndryshimet në legjislacion që përcakton statusin e shërbyesve civilë , funksionin e institucioneve si rezultat i shuarjes së disa ministrive dhe agjencive , ngritjen e kostos së jetesës si pasojë e ngritjes së cmimeve.

Sindikatat sipërfaqësuese të shërbyesve civilë, janë të paknaqura me qasjen e Qeversisë së Republikës së Kosovës, e cila nuk u ka dhënë hapsirë në procesin e lartecekura për kunderfaktit që veprimet prekin interesat juridike , ekonomike e sociale dhe interesat e tjera të shërbyesve civilë , shkruan tutje në letër.

”Kërkojmë nga ju një takim për të diskutuar çështjet të cilat shqetësojnë aktualisht shërbyesit civilë dhe në të cilat sindikatat nuk janë të perfshirë dhe të cilat janë në proces si në vijim:

-Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zyrtarët publik

-Plotësim-ndryshimi i ligjit për paga

-Rritjen e pagave paralel me rritjen ekonomike

-Sistemimi i shërbyesve civilë në institucionin ku janë fuzionuar, thuhet në letër.

Letra e plote:

Go to TOP