Sindikata e policisë ngushëllon familjen e polices që u gjet e vdekur të martën

Sindikata e Policisë së Kosoës i ka shprehur ngushëllime familjes se zyrtares policore, Lumnije Dervodeli Borovci, e cila gjatë ditës së djeshme i dha fund jetës.

Përmes një postimi në Facebook, SPK ndër të tjera kërkon nga Policia e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtarëve të policisë.

“Me rastin e vdekjes së koleges tonë, zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, Sindikata e Policisë së Kosovës i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerën. SPK vlerëson se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të Pjesëtareve të PK-së.
SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhmën raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten”, thuhet në postim.

Go to TOP