Simeone i preferuari i drejtuesve të Man Utd për trajner afatgjatë, Ronaldo gjithashtu preferon argjentinasin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thuhet se ka mbështetur idenë e drejtuesve të klubit për emërimin e Diego Simeones si trajner të ri të ekipit nga sezoni i ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford shkarkuan norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer nga posti i trajnerit pas rezultateve jo të mira.

Ralf Rangnick u emëruar në krye të skuadrës si një trajner i përkohshëm, por ai pritet të zëvendësohet në qershor.

Mediat britanike, por edhe ato evropiane kanë filluar të flasin emra të ndryshëm për trajnerin e ri afatgjatë te Unitedi nga sezoni i ardhshëm.

Emri i trajnerit të Atletico Madridit, Simeone është duke u diskutuar brenda bordit të Unitedit si një pasardhës afatgjatë për Solskjaerin e shkarkuar.

Sipas mediumit Okdiario, Simeone është i preferuari i shumë njerëzve në bordin e United dhe gjithashtu ka marrë mbështetjen e yllit portugez, Ronaldos.

Kapiteni portugez e ka admiruar prej kohësh Simeonen dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se do të ishte i lumtur të luante për argjentinasin nëse ai emërohet trajner i Djajve të Kuq. 

Go to TOP