Simeone: Carrasco ka mundësinë të bashkohet me Barçën
Trajneri i Atletcio Madridit, Diego Simeone, ka folur për mundësinë e transferimit të Yannick Carrascos te Barcelona.
“Yannick Carrasco ka mundësinë të bashkohet me Barçën, që është një mundësi e shkëlqyer për të”, tha Simeone.
“Dua që lojtarët e mirë të qëndrojnë, por nëse largohen, e falënderoj për gjithçka”, shtoi ai për “Cope”.
Barcelona ka një opsion afër 20 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin.