Silva me paralajmërim për Realin: Kemi respekt për ta, por jo frikë
Manchester City do të përballet nesër me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales së Champions Leagues.
Mesfushori i “Qytetarëve”;, Bernardo Silva është shprehur pozitivisht dhe me besim të plotë për ndeshjen e madhe ndaj “Mbretërve”.
“Ne kemi shumë respekt për ta, po, por jo frikë, ka thënë Silva.
“Ne do të përpiqemi të ruajmë momentin që kemi ndërtuar gjatë këtyre dy muajve të fundit për të arritur me besim në fitore, duke e ditur se nuk ishte rastësi që Reali fitoi Champions League sezonin e kaluar” – ka shtuar portugezi.
Gjysmëfinalja mes Real Madridi dhe Manchester Cityt do të zhvillohet nesër në ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Kujtojmë që “Blaugranët” në çerekfinale mposhten Chelsean me rezultat të përgjithshëm 4-0, ndërsa City mposhti Bayern Munichun me rezultat 4-1.
