Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

Me kunja shtyni dyllin në brendësi të veshit, gjë që shkakton inflamacion dhe bllokim.

Sipas ekspertëve, shumica e njerëzve, në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët. Pos shkopinjve, disa persona përdorin edhe metoda të tjera, shpesh të rrezikshme, të cilat nuk japin rezultate të mira.

Mjekët sqarojnë që më e rëndësishme është që të zbusni cerumenin (dyllin) e ngurtësuar në veshë. Ata theksojnë që këtë është më e lehtë ta arrini duke futur pika vaji, ndërsa në rastet më të rënda ndihmon shiringa dhe përzierja e uthullës dhe alkoolit.

Pediatri amerikan dr. David Gill thekson se assesi nuk bën ta hiqni me forcë dyllin nga veshët, sepse për këtë gjë ka metoda më efikase, duke përfshirë edhe përdorimin e artikujve të cilat i keni në kuzhinë.

Nëse në veshë ka sasi më të madhe cerumen të ngurtësuar, është shumë me rëndësi ta zbusni me vaj, duke njomur pambuk me vaj dhe pastaj duke e vënë në vesh pa e futur me forcë.

Pastaj shkundeni kokën, në mënyrë që dylli të lëvizet në drejtim të kanalit të jashtëm. Prisni dy deri në tre minuta dhe hidhni disa pika vaji në vesh.

Nëse asnjë nga këto nuk ju ndihmon, atëherë përzieni uthullën dhe alkoolin mjekësor në një raport një me një, më pas shpëlani veshët me këtë përzierje duke përdorur një shiringë. 

Go to TOP