Shuhet zjarri në Pallatin e Rinisë, lëndohet një person

Një zjarr ka shpërthyer në mëngjesin e sotëm te Pallati i Rinisë në Prishtinë dhe si pasojë ka mbetur një person i lënduar.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha duke shtuar se situata është nën kontroll dhe se zjarri është shuar.

“Rreth ores 09:20, Policia ka pranuar një informatë për një zjarr të dyshuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës është njoftuar edhe KEDS”, tha Hoxha.

Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor.

“Jane ndërmarr veprimet e nevojshme nga kompetentet, zjarri është fikur dhe situata është vënë nën kontroll”, ka përfunduar ai.

Sipas informatave që kanë dhënë ekipi i zjarrfikësve tregojnë se arsyeja e këtij zjarri ka qenë kabllo e rrymës që gjendet brenda Pallatit, ndërkaq pas intervenimit të ekipit të zjarrfikësve zjarri është shuar.

Go to TOP