Shtyhet vendimi i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Nasim Haradinajt

Dhomat e Specializuara e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt pas konfirmimit të dënimit të tij me katër vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë në të tri shkallët e kësaj gjykate.

Sipas njoftimit të DhSK-së, kjo shtyrje e vendimit është bërë për shkak të parashtrimeve shtesë të palëve,.

“Më 11 janar, Paneli i Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Haradinajt, i dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shtyjë vendimin e tij në këtë çështje derisa të pranojë parashtrimet shtesë nga palët, përkatësisht parashtrimin e ZPS-së lidhur me referimin si dhe përgjigjen e saj ndaj kërkesës më të fundit të Haradinajt për pranimin e një prove të re.

Tutje, në njoftim thuhet që mbrojtja ftohet që të dorëzojë përgjigjen e saj ndaj përgjigjes së ZPS-së, nëse dëshiron ta bëjë këtë.

Go to TOP