Shtyhet seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit e Muharrem Qerimit
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, njoftoi se mungon avokati i të pandehurit Bedri Shabani, Besnik Berisha.
I akuzuari Shabani insistoi se dëshiron të vazhdojë me avokatin Berisha deri në fund.
