Shtiu me armë nga banesa, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person, pasi nga banesa e tij kishte shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 23:00, në rrugën “Konferenca e Bujanit”, Pejë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarje ku kanë sekuestruar një gëzhojë, një revole me një karikator, një revole ma gaz me një karikator, një pushkë ajrore dhe 197 fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP