Shteti nuk po merret seriozisht me piraterinë televizive

Organet e rendit ende nuk kanë konkretizuar ndonjë veprim në lidhje me piraterinë televizive.

Dy javë pas dokumentarit hulumtues që transmetoi Klan Kosova në lidhje me këtë dukuri, heshtja institucionale po vazhdon.

Me dhjeta piratëri ilegale të kontentit vazhdojnë të veprojnë në vend, pa u penguar nga askush, duke shitur kështu pronën intelektuale të të tjerëve, njofton Klan Kosova.

Kjo është e ndaluar me Kodin Penal të Kosovës dhe ligjin për të drejtën e autorit.

Në një përgjigje për Klanin, të hënën, policia ridërgoi komentet pothuajse të njëjta, si ato të fillimqershorit.

Prokuroria nuk ktheu ndonjë përgjigje, të hënën, kur u pyet nëse ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim.

Përfaqësues të kompanive legale kabllore në vend thanë më herët se veprimtaria e atyre që merren me pirateri televizive po u shkakton dëme milionëshe atyre dhe arkës shtetërore. Sipas tyre, operatorët ilegalë bëjnë edhe evazion fiskal pasi që nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht nuk i deklarojnë të hyrat.

Go to TOP