Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë

Kur ushtria ruse e ka dëbuar Nika Streletskayan dhe nënën e saj nga shtëpia e tyre në lindje të Ukrainës, ajo ka mundur të marrë shumë pak gjëra me vete.

Mirëpo talenti i saj ka udhëtuar bashkë me të. Dhe me sa duket, është i durueshëm.

Gati një vit më vonë, shtatëvjeçarja është duke jetuar bashkë me shumë refugjatë ukrainas në qytetin e Varnas në Bullgari.

Përmes pikturave të saj, Nika tenton të tejkalojë pasojat e luftës.

Rezultatet janë po aq dramatike sa edhe trazirat që e kanë detyruar atë dhe miliona ukrainas që të largohen nga shtëpitë e tyre, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.

Nika mban në dorë një nga pikturat e saj, që pasqyron mallin e shtatëvjeçares dhe temat patriotike që mbizotërojnë në pjesën më të madhe të punës së saj që kur rinisi vizatimin në Bullgari.
Nika mban në dorë një nga pikturat e saj, që pasqyron mallin e shtatëvjeçares dhe temat patriotike që mbizotërojnë në pjesën më të madhe të punës së saj që kur rinisi vizatimin në Bullgari.

Pikturat e Nikas kanë fituar vëmendjen e Radios Evropa e Lirë për herë të parë në vjeshtën e vitit të kaluar, gjatë një vizite në një kamp refugjatësh, ku ka qenë duke qëndruar ajo me nënën e saj.

Pikturat e disa fëmijëve ukrainas kanë qenë të varura nëpër mure.

Mirëpo pikturat e Nikas ka qenë më të veçantat.

Pikturë e Nikas, e cila jeton me nënën e saj në Varna të Bullgarisë.
Pikturë e Nikas, e cila jeton me nënën e saj në Varna të Bullgarisë.

E konsideruar si një nga artistet më shpresëdhënëse edhe para luftës, Nika veçse është njohur dhe është nderuar me çmime në Londër, Los Angjelos, Versajë e Vjenë.

Ajo është përfshirë edhe në një libër të publikuar në Ukrainë me emrin Enciklopedia e fëmijëve talentë.

Nika po ashtu ka organizuar më parë ekspozita nëpër Ukrainë, e deri në Japoni.

Ajo ka fituar disa çmime edhe në Bullgari.

Pak ditë pas nisjes së pushtimit rus, Nika dhe nëna e saj kanë ikur 1.000 kilometra e diçka në Bullgari për shkaqe të sigurisë.

Tjetër pikturë e Nikas.
Tjetër pikturë e Nikas.

Nëna e saj, Tetyana Okhrimenko, përmend të paktën 13 shtete ku është prezantuar puna e Nikas.

Okhrimenko është vetë artiste dhe ligjëron për vizatim.

Ajo ka qenë mësuese e më shumë se 250 fëmijëve në studion e saj në Dnjipro para se të niste lufta.

“Nika është rritur me brusha, ngjyra, lapsa dhe kanavaca. Ajo është rritur me piktura. Ajo ka qenë gjithmonë e rrethuar me njerëz që kanë pikturuar”, ka thënë nëna e vajzës për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

“Mendoj se ky fakt i ka ndikuar në dëshirën për t’u bërë artiste”.

Nika shpesh përfshin në veprat e saj, kishat ortodokse, lulediellin dhe modelet e qëndisjeve tipike ukrainase.
Nika shpesh përfshin në veprat e saj, kishat ortodokse, lulediellin dhe modelet e qëndisjeve tipike ukrainase.

Okhrimenko dhe vajza e saj janë akomoduar fillimisht në hotelin Golden Sands, i cili gjendet në veri të qytetit Varna.

Për fatin e saj, edhe familjet e shumë nxënësve të saj kanë qenë në hotelin e njëjtë.

Të gjithë më pas kanë rinisur vizatimet.

Përveç tyre, edhe fëmijë shtesë u janë bashkuar, duke hequr kështu mendjen nga presioni psikologjik që u është shkaktuar nga lufta.

Portreti i një nëne dhe vajze së bashku me flamurin ukrainas.
Portreti i një nëne dhe vajze së bashku me flamurin ukrainas.

Pas fazave të para të ndihmës së Qeverisë bullgare për refugjatët ukrainas, Nika, nëna e saj dhe refugjatë tjerë janë zhvendosur në një vend më modest ku janë duke qëndruar edhe tani.

Atyre nuk u ofrohet më ushqimi falas, duke i bërë të varur nga ndihma e donatorëve dhe vullnetarëve.

Një vullnetar i organizatës bamirëse, Open Heart, i ka parë disa prej pikturave të Nikas.

Përfshirja e tankeve në pikturat e saj, tregon se Nika ndjek me vëmendje rrjedhën e luftës në vendlindjen e saj.
Përfshirja e tankeve në pikturat e saj, tregon se Nika ndjek me vëmendje rrjedhën e luftës në vendlindjen e saj.

Shumë shpejt, Nikas dhe disa fëmijëve tjerë u është mundësuar që të ndjekin një kurs në qendër kulturore bullgaro-ukrainase, i cili është sponsoruar nga organizata bamirëse.

Okhrimenko është kthyer në mësuese vullnetare në atë qendër.

Babai i Nikas, punëtor shëndetësor, vazhdon të jetë me qindra burra tjera në Dnjipro.

Dnjpro, qytet ukrainas me rreth një milion banorë përpara pushtimit rus, përballet vazhdimisht me sulme.
Dnjpro, qytet ukrainas me rreth një milion banorë përpara pushtimit rus, përballet vazhdimisht me sulme.

Organizata bamirëse, Open Heart do të organizojë në muajin shkurt një ekspozitë me pikturat e Nikas, për të shënuar përvjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mënyrën se si ua ka ndryshuar jetën shumë personave, përfshirë fëmijëve si ajo.

Go to TOP