Shtatë të vdekur dhe 25 të lënduar në një aksident në SHBA, shkak mjegulla

Shtatë persona mbetën të vdekur dhe 25 të tjerë të lënduar si pasojë e një mjegulle në New Orleans të Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Policisë së Shtetit të Luizianës, aksidenti, ku ishin të përfshira të paktën 158 automjete, ndodhi në mëngjesin e së hënës për shkak të kushteve të mjegullës së dendur.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards, konfirmoi aksidentin në një deklaratë të hënën.

Shtatë viktima janë konfirmuar dhe mbi 25 të tjerë janë transportuar në spitalet e zonës me shkallë të ndryshme lëndimesh nga më kritike deri më të lehta, sipas Policisë së Shtetit të Luizianës.

Go to TOP