ShSKUK pranon pajisje në vlerë 300 mijë dollarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, të enjten, ka dhuruar një donacion në vlerë 300 mijë dollarë për Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ShSKUK-ja përmes një postimi në Facebook.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19”, ka shkruar ShSKUK-ja në Facebook.

Këtë donacion të cilin e kanë pranuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, është dorëzuar nga Major Ryan D.Connley, shef i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

“Major Ryan D. Conley, lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhurura do të ndihmojnë profesionistët shëndetëosrë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID”, ka shkruar ShSKUK.

Ky donacion përfshin pajisje të tilla si:Ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, CPAP maska dhe analizatorë të gazrave.

Go to TOP