“Shqiptarët edhe njëherë i treguan botës se çka do të thotë BESA”, thotë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të ShBA-së, Bob Menendez, ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht afganët që po ikin nga sulmet talibane në Afganistan, përcjell Klan Kosova.
“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan”, ka shkruar Menendez në Twitter.
“Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit”.
I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks. https://t.co/HLQ1x4pRxV
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 15, 2021
