Shqipëria përballet me Kroacinë në kërkim të pikëve të para në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbres për herë të dytë në fushë këtë Kampionat Evropian.

Pas humbjes nga Italia me rezultat 2-1, kuqezinjtë sot kanë testin e dytë dhe final.

Kombëtarja shqiptare me fillim nga ora 15:00 do të përballet me Kroacinë, një kombëtare që gjithashtu ka humbur në ndeshjen e parë.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, pasi nga një humbje eventuale humbasin edhe gjasat për të kaluar nga grupi qoftë edhe nga pozita e tretë.


Go to TOP