Shqipëria mposhtet nga Çekia në Nations League

Kombëtarja shqiptare e ka prekur edhe humbjen e dytë në Nations League.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është mposhtur të premten në “epet Arena”  ga Çekia me rezultat 2-0. 

Goli i parë ka ardhur që në minutën e tretë, kur Chory ka përfituar nga një rrëmujë para portës shqiptare, duke shënuar dhe i dhënë epërsinë ekipit vendas.

Shqipëria kishte një mundësi për të barazuar përmes Bajramit, por gjuajtja e tij nuk e ka gjetur portën, duke bërë që pjesa e parë t’i takonte Çekisë.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho është përpjekur të rikthehej në lojë, ku Asani kishte një rast të mirë, por gjuajtja e tij ishte mbi portë.

Çekia e ka vulosur fitoren në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur Chory ka shënuar golin e dytë, duke siguruar fitoren për ekipin nikoqir.

Go to TOP