Shqipëri/ 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë/ Ja sa vite nga Lëvizja e Studentëve

Kjo e enjte shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, pasi më 8 Dhjetor të 1990 studentët u ngritën në protestë kundër regjimit komunist.

8 Dhjetori, u shpall nga Kuvendi i Shqipërisë në 2009 si Festë Kombëtare në nder të Lëvizjes Studentore të dhjetorit të ’90, ku studentë e pedagogë me thirrjen që karakterizoi lëvizjen e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u bënë iniciatorët e kthesës historike, duke sjellë demokracinë në vend.

Kreu i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha e ka konsideruar më herët 8 dhjetorin, si ditën kur përjetoi mrekullinë më të madhe të jetës. Një vit më parë, Berisha organizoi homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, ku deklaronte se lëvizja e Dhjetorit ’90 ishte një ndër betejat më të pastra.

Go to TOP