“Shpifja nuk kalon!” – Reagon ambasadori Martin Berishaj pasi paditi gazetarin slloven

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas pretendimeve se Gjykata e Lubjanës e ka hedh poshtë padinë e tij kundër gazetarit slloven, shkruan Kosova.info

Ambasadori reagimin e bëri në rrjetin social Facebook, duke iu kundërpërgjigjur kështu mediave që po e akuzojnë në Kosovë.

Ai tha se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim.

“Shpifja nuk kalon!

Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ai

Go to TOP