Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Shpërthen agjenti i Lewandowskit: Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit

Robert Lewandowski bëri një postim mbrëmjen e djeshme, duke treguar përulësi ndaj rivalit të tij Lionel Messi që triumfoi mbi polakun për garën e Topit të Artë.

Por, për t’iu bashkuar polemikave, ka menduar dhe agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi i cili në një intervistë për TZ është shprehur se klienti i tij nuk u “vodh”, por polaku e meritonte ta fitonte çmimin.

“Urime për Lionel Mesin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por, Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit, jo këtë herë. Topi i Artë është i Robert Lewandowskit”.

“Nuk është vjedhur, por ai është njeriu që e meriton. Prandaj nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze futbolli”, ishin fjalët e Zahavit.

Në anën tjetër, gazeta prestiogjioze gjermane, Bild e ka quajtur “skandaloze” zgjedhjen e Lionel Messit, si fitues i “Topit të Artë”.

Në artikull thuhet se Robert Lewandowski ishte larg më i mirë se Messi.

Go to TOP