Shoqata e Onkologëve me aktivitet ndërgjegjësues për kancerin e gjirit
Në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u mbajt aktivitet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme, zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, njohjen e simptomave dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Me këtë rast u shpërndan fletushka informuese dhe biseda direkte me qytetarët, për të ofruar informacion dhe mbështetje në këtë temë të rëndësishme për shëndetin e grave dhe jo vetëm.
“Ky aktivitet është me qëllim të sensibilizimit ndaj kancerit gjirit dhe rmbylljes së muajit rozë. Nga këtu inkurajojmë që të qëndrojnë sa më afër mjekut kur hasin ndonjë ndryshim në trupin e tyre”, tha kryetari i Shoqatës së Onkologëve, Arben Bislimi.
Kanceri i gjirit është sëmundje malinje, e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk zbulohet dhe trajtohet me kohë.