Shkrimtari Noel Malcolm vjen në Kosovë, shfaqet film dokumentar për të

Shkrimtari i njohur në rrafsh global, Noel Malcolm, do të vjen në Kosovë. Për nder të veprimtarisë së tij do të shfaqet edhe premiera e filmit dokumentar, e cila ka të bëj me veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët.

“Ky film dokumentar, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Mal Berisha, ndërsa producent ekzekutiv është Dr. Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën”, thuhet në njoftimin e dy institucioneve organizative, MKRS dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Filmi do të shfaqet më datën 19 tetor, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Go to TOP