Shkon në 6 numri i të arrestuarve në aksionin e antidrogës në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë
Policia njofton për gjashtë persona të arrestuar, në mesin e tyre tre shtetas të Shqipërisë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve.
Gjatë ditës së djeshme policia ka konfiskuar 56 kg marihuanë në aksionin e saj në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
BLERJA, POSEDIM DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, 09.02.2022 – 20:20. Me 20.04.2022 lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, katër automjete tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
