Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga ‘loja në TikTok’
Numri i rasteve të nxënëseve që kanë lënduar veten me mjete të mprehta në Gjakovë ka arritur në 13. Nxënëset, nga klasat 6 deri në 9, dyshohet se janë nxitur nga një video në TikTok për të lënduar duart e tyre.
Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, konfirmoi se rastet janë zbuluar pas kontrolleve në shkolla, dhe se Prokuroria Themelore e cilëson rastin si shtytje në vetëvrasje. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa tri viktimat e para janë dërguar në trajtim mjekësor.