“Shkoi tinëz”, Petkoviq merret me homazhet e Kurtit në vendin ku u vra Enver Zyberi

Petar Petkoviq, një zyrtar serb që drejton një të ashtuquajtur zyrë për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, thotë se Kryeministri Albin Kurti bëri vizitë “të fshehtë” në Veri, kur bëri homazhe te vendi ku ra polici Enver Zymberi.

Petkoviq në një komunikim për media ka folur për vizitën e Kurtit dje në veri të Kosovës, të cilën e ka krahasuar me pritjen e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nga qytetarët serbë të Kosovës.

Ai beson se “suksesin e vizitës së Ana Brnabiqit e dëshmon më së miri fakti se pikërisht të nesërmen Albin Kurti vrapoi për të bërë një foto në veri të Kosovës”.

“Vetëm se Ana Brnabiq u prit me entuziazëm nga mijëra serbë, ndërsa Kurti duhej të kalonte fshehurazi nëpër veri të krahinës sonë, që të mos e takonte rastësisht ndonjë serb dhe të vetmit që e takuan ishin anëtarë të Rosu”.

Petkovic po ashtu hamendëson që Kryeministri Kurti e ka ndjekur detajisht vizitën e Bërnabiqit në Veri dhe se “mund të mësojë të dërgojë mesazhe paqeje”.

“Është mirë që Kurti e ndoqi me detaje vizitën e kryeministres së Serbisë në Mitrovicë [Veriore], Zveçan dhe Leposaviq, sepse ai mund të mësonte si të dërgonte mesazhe paqeje, demokracinë dhe stabilitetin dhe që serbët e pranojnë vetëm atë për kryeministre të tyre”, thotë zyrtari serb.

Kryeministrja serbe, që vizitoi për herë të parë zyrtarisht komunat me shumicë serbe në Veri këtë javë, kishte marrë leje nga institucionet e Kosovës për të hyrë në territorin e saj.

Ajo gjatë një adresimi para qytetarëve serbë të Kosovës, fillimisht tha se ishte aty për të dërguar mesazhe paqeje dhe stabiliteti, e më pas foli për “mbrojtje” dhe “luftim” për serbët e Veriut. 

Go to TOP