Shkencëtarët kanë gjetur kafkën e një delfini gjigant në Peru

Shkencëtarët kanë zbuluar kafkën e një delfini gjigant të lumit, specie kjo e cila mendohet të jetë zhdukur nga oqeani dhe ka kërkuar strehim në lumenjtë e Perusë 16 milionë vjet më parë.

Lloji i zhdukur ishte i gjatë deri në 3.5 metra, duke e bërë atë delfinin më të madh të lumit të gjetur ndonjëherë.

Bëhet e ditur se zbulimi i kësaj specie të re nxjerr në pah rreziqet e mundshme për delfinët e lumenjve të mbetur nëpër botë, të cilët do të përballen me kërcënime të ngjashme zhdukjeje gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas autorit të hulumtimit të botuar në Science Advances.

Ndryshe, Aldo Benites-Palomino zbuloi fosilin në Peru në vitin 2018, por dokumenti kërkimor u vonua nga pandemia.

Ai së pari vuri re një pjesë të fosilit, vetëm një fragment të nofullës së tij.

“E njoha sapo pashë bazat e dhëmbëve. Unë bërtita, ky është një delfin. Nuk mund ta besoja”, tha Benites-Palomino.

Ky zbulim u cilësua si intrigues edhe nga drejtori i departamentit të paleontologjisë në Universitetin e Cyrihut, Marcelo R Sancez-Villagra.

Fosili thuhet të jetë i jashtëzakonshëm për madhësinë e tij, por edhe për faktin që nuk ka lidhje me delfinët e lumenjve të ditëve të sotme.

Go to TOP