Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës për votim në KiE, dështimi më i madh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për medie, Haradinaj ka thënë se ky dështim i faturohet një njeriu e sipas tij ai është Albin Kurti.

“Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të mos i ndëshkojnë qytetarët e Kosovës.

“U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e të na e hapin rrugën e integrimit. Ne rrugë tjetër nuk kemi!”, është shprehur Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP