“Shihemi së shpejti”, Pogba konfirmon rikthimin te Juventusi

Paul Pogba pritet të arrijë në Torino në orët në vijim dhe ka konfirmuar rikthimin e tij në Juventus në Instagram me një mesazh në italisht.

Ylli francez do të kthehet në Allianz Stadium si një transferim i lirë, pas skadimit të kontratës me Manchester United.

Kjo është hera e dytë në karrierën e tij që ylli francez largohet falas nga Old Trafford për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas Sky Sport Italia, Pogba do të zbret në aeroportin Caselle të Torinos në orën 16:00 me kohën lokale.

Pogba ka konfirmuar rikthimin e tij në klub me një video në Instagram.

Ai ka veshur një palë rroba sportive bardh e zi dhe ka përdorur hashtagun #PogAlmostBack.

Francezi foli edhe në italisht, duke thënë ‘Ci vediamo presto’ që do të thotë “Shihemi së shpejti”.

Pogba ka të ngjarë t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes.

Go to TOP