Shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)y sot organizon konferencë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, me moton: “Shëndeti im, e drejta ime”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe akterë të tjerë relevant.

Dita Botërore e Shëndetit, shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Go to TOP