Shehu mbyll fushatën në Junik: Vazhdojmë +4 pa balotazh, gruaja është shtylla e shoqërisë
Ruzhdi Shehu, kryetar aktual dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Junikut, ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore me gratë dhe vajzat e kësaj komune.
Në këtë tubim, sipas Shehut, morën pjesë mbi 200 gra dhe vajza junikase, të gjitha nga Juniku dhe votuese në këtë komunë. Ai falënderoi të pranishmet për përkrahjen e madhe dhe theksoi rolin e rëndësishëm që kanë gratë në shoqëri.
“Gruaja është shtylla e shoqërisë, potenciali dhe fuqia më e madhe që e kemi. Në mandatin tonë të dytë do të vazhdojmë me shumë projekte që do të kenë në fokus përkrahjen e rolit të gruas dhe fuqizimin e saj në vendimmarrjen e Komunës së Junikut,” deklaroi Shehu.
Ai shtoi se mbështetja e grave dhe vajzave junikase është dëshmi e besimit të madh në LDK-në dhe në vizionin e tij për zhvillimin e komunës.
“Urime të gjithave. Vazhdojmë +4 pa balotazh,” përfundoi Shehu duke shprehur bindjen për fitoren e LDK-së në Junik që në raundin e parë të zgjedhjeve.
#LDK113
#JunikuPërtej /Kosova.info/
