ShBA mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

Përmes një reagimi Balla deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASh hmbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë”, shprehet Balla. /ATSH/

Go to TOP