ShBA-ja nuk po kërkon luftë me grupin Houthi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po kërkojnë një luftë me Houthi, grupin e Jemenit, thanë nga Shtëpia e Bardhë të martën.

“Ne nuk po kërkojmë ta zgjerojmë këtë. Houthi ka një zgjedhje për të bërë dhe ata kanë ende kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, që është të ndalojnë këto sulme të pamatura”. tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Sulmet nga Houthi në anijet në Detin e Kuq kanë prekur kompanitë dhe kanë alarmuar fuqitë e mëdha botërore. Grupi Houthi deklaron se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.

Go to TOP