SHBA edhe një herë “ua tregon dhëmbët” Kinës e Rusisë – teston me sukses një raketë hipersonike më të shpejtë se pesë herë shpejtësia e zërit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar me sukses një raketë hipersonike në brigjet e Kalifornisë.

Sipas mediave të huaja, raketa e prodhuar nga Lockheed Martin emërtohet Arma e Reagimit të Shpejtë e Lansuar nga Ajri (ARRW).

Raketa e montuar në aeroplan kishte dështuar më parë të shkëputej në testet e kaluara, sipas Reuters.

Armët hipersonike udhëtojnë në atmosferën e sipërme me shpejtësi më shumë se pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, ose rreth 6,200 km (3,853 milje) në orë.

SHBA ka projekte të shumta që hulumtojnë armët hipersonike, ashtu si Rusia dhe Kina.

Dhe testi i së martës është të paktën hera e tretë që SHBA përdor me sukses një nga armët që nga shtatori.

SHBA përballet me konkurrencë të fortë në zhvillimin e armëve, me Rusinë dhe Kinën që po kryejnë gjithashtu teste.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se kishte përdorur një raketë hipersonike gjatë agresionit në Ukrainë në fillim të këtij viti.

Kina gjithashtu testoi me sukses një raketë hipersonike me aftësi bërthamore vitin e kaluar. 

Go to TOP