Shaqiri dhe Chicago drejt ndarjes, lojtari kërkohet nga klubi i njohur grek

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, raportohet se është afër largimit nga klubi amerikan, Chicago.

Pas dy vitesh e gjysmë në Amerikë, Shaqiri dhe Chicago janë afër ‘divorcit’.

Ish-futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane, sipas mediave greke, kërkohet nga Panathinaikos.

Shaqiri thuhet se është objektiv i klubit grek gjatë kësaj verë.

Djali nga Zhegra e Gjilanit ishte pjesë e Evropianit ‘Gjermani 2024’, duke pasur pak minutash në lojë, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë.

Go to TOP