37 aksidente gjatë javës që shkoi në Ferizaj

Gjatë javës së kaluar në Komunën e Ferizajt janë raportuar 37 aksidente, ku prej tyre 17 kanë qenë me 24 persona të lënduar dhe 20 aksidente vetëm me dëme materiale.

Përmes një njoftimi nga policia rajonale e Ferizajt, thuhet se gjatë javës që shkoi kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1587 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia e Ferizajt shton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor si dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Go to TOP