Sevilla fiton garën për Juventusin, Martial këtë javë pritet t’i bashkohet klubit spanjoll

Anthony Martial mund të quhet një lojtar i ri i Sevillës, edhe pse mungon zyrtarizimi.

Skuadra spanjolle ka fituar garën me Juventusin për t’i marrë shërbimet e sulmuesit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sevilla ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e Martial deri në fund të sezonit.

Edhe sulmuesi francez ka pranuar largimin në drejtim të La Ligas, ku do të jetë një armë shtesë për Julen Lopetegui për repartin ofensivë.

Ka qenë gazetari spanjoll Matteo Moretto që ka konfirmuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit në Ramon Sanchez Pizujan.

Moretto më tej ka konfirmuar se sulmuesi francez ka pranuar edhe të ulë pagën e tij për të bërë ndryshimin gjatë janarit.

Kësisoj Sevilla ka mposhtur Juventusin në garë për francezin i cili gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtojë drejt Spanjës për testet mjekësore. 

Go to TOP