Serwer për raportin e inteligjencës amerikane: Në veri është vetëm një agresor, ta kemi të qartë e kush është

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, e ka komentuar raportin e Komunitetit të Inteligjencës së ShBA-së për kërcënimet në botë, raport ky i cili parasheh një konflikt ndëretnik në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Serwer “ky vlerësim është i gabuar”, dhe se në veriun e Kosovës është një agresor dhe duhet të dihet qartë se kush është.

“Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, Policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të krijonte një justifikim për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, tha Serwer në një koment në X.

Reagimi i profesorit për menaxhimin e konflikteve erdhi ndaj një postimi të Jakub Bielamowicz nga një think-tank, i cili kishte ndarë dy rreshtat kyçë të raportit ku flitej për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Go to TOP