Sërish dyshohet për helmim të ujit të pijshëm në Deçan

Ka dy vite që Brahim Gervalla nga Duboviku i Deçanit nuk konsumon ujin që vjen nga ujësjellësi. Kjo për shkak të frikës se helmimet e korrikut të 2021 mund të  rikthehen. Ky i fundit ka krijuar edhe rezerva duke treguar arsyet se pse nuk konsumon ujë nga burimi.

Tash e dy ditë në komunën e Deçanit janë ngritur sërish dyshime se në fshatrat Isniq, Dubovik, Prapaqan e Gramaqel janë paraqitur disa raste me simptoma të helmimit nga uji.

Mirëpo nga fshati Isniq tregojnë se nuk kanë dëgjuar se dikush nga vendbanimi i tyre ka pasur ndonjë rast të tillë.

Tashmë në secilin nga këto fshatra është marrë nga një mostër testimi për tu identifikuar nëse uji është i papijshëm.

Derisa në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan nuk është duke u trajtuar asnjë rast i helmimeve nga uji.

Ketë e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj QKMF’je.

Thirrje që të mos  ketë panik ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Agnesa Vokshi, por megjithatë ka bërë të ditur se do të marrin masat e nevojshme për te parandaluar çdo përkeqësim të situatës.

Në korrikun e vitit 2021, në fshatrat e Deçanit, raportohej se nga uji i pijshëm ishin helmuar rreth 1500 persona.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP