Schmidt pas takimit me ministren gjermane: Kufijtë e Bosnjës s’janë të negociueshëm

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, pas takimit me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalene Baerbock, tha se kufijtë e Bosnje e Hercegovinës nuk janë të negociueshëm.

Ai u takua me kryediplomaten gjermane në Sarajevë, në vizitën e saj zyrtare që e ka nisur në tri vende të Ballkanit Perëndimor.

“Kufijtë e Bosnje e Hercegovinës nuk janë të negociueshëm. Gjithkush mund të jetojë në këtë vend si të dojë, ku të dojë dhe në paqe”, tha Schmidt në një postim në Twitter pas takimit.

 Baerbock sot do të vijë edhe në Prishtinë ku do të pritet nga krerët e shtetit.

Para se të niste vizitën, ajo tha se Ballkani Perëndimor është prioritet politik i Gjermanisë, duke shtuar se disa vende të këtij rajoni janë lënë pas dore.

Go to TOP