SBASHK-u thotë se kontrata kolektive është valide
Nga SBASHKU insistojnë se ndërprerja është bërë njanshëm, kësisoj konsiderojnë se kontrata është e vlefshme ende.
“Shujta aktualisht paguhet dy euro për ditë pune. Mbulohet 70 % e transportit brenda komunës. Pagat jubilare, 10 vjet gjysmë page, 20 vjet 75 % e pagës , 30 vjet një pagë, 40 vjet një pagë e gjysmë. Kur dalin në pension tri paga e përpjetë”, tha për “Front Online” Ymer Ymeri, nënkryetar i SBASHK-ut.
