Savic largohet nga Atletico Madrid, shkon te Trabzonspor

Stefan Savic ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u larguar nga Atletico Madrid dhe duke u bërë pjesë Trabzonspor.

Ka qenë skuadra spanjolle ajo e cila e ka komunikuar largimin pas nëntë sezonesh. 

Malazezi i ishte bashkuar Atletico Madrid në vitin 2015 nga Fiorentina. 

Savic që nga viti 2010 ka qenë një lojtar kyç i Kombëtares së Malit të Zi, duke luajtur në shtatëdhjetë e nëntë ndeshje dhe duke shënuar nëntë gola. 

Go to TOP